Një tjetër person gjendet pa jetë në anë të rrugës në Berat.
“Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat”, njofton policia.
Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b












