Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, mjekja Anika Dokle ka shpërthyer sërish sot kundër kryeministrit Edi Rama. Jo vetëm kaq, por në reagimin e sotëm nuk ka kursyer edhe lojërat e fjalëve…
“Mjaft me këtë ‘qentë le të lehin’, o koka e (kar)vanit!
Çfarë të duket vetja ty?
Je aty për të qeverisur edhe ‘qentë’.
P. S. Në ditë të vështira bën koalicion me ‘qentë’ ti”, shkruan Dokle në “Facebook”.
Reagimi i Anika Dokles pason vjen pas përdorimit të përsëritur prej Edi Ramës të kësaj shprehje, këtë herë si një përgjigje ndaj kritikave për prishjen e fasadës së stadiumit Qemal Stafa.












