Një fermer mori shumë djwgie në trup këtë mbrëmje teksa u përpoq të shpëtonte ushqimin e mbledhur për bagëtinë në dimër.
”Rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit Arben Dalipi, i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. m.k












