“Rama zëdhënës i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre po shkatërron industrinë e birrës në Shqipëri”, tha kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në selinë e PD.
Lidhjet me miqtë e Vuçiç, vëllezërit Kariç:
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kariç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë duke punuar në sektorë të kësaj industrie.
Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kariç, të sanksionuar.
Edi Rama duhet të japë dorëheqje për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç. r.p











