Janë publikuar sot nga hakerat të dhëna kofidenciale për kryeministrin Edi Rama që lidhen me udhetimet e tij jashtë vendit të nxjerra nga sistemi TIMS.
Publikimi është bërë nga “Homeland Justice” ndërsa janë publikuar në “Telegram” lëvizjet e Ramës, që nga viti 2005.
Bien në sy fluturimet e shumta me charter të kryeministrit vitet e fundit.

Pak ditë më parë u publikuan të dhëna për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ish-drejtorin të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Dokumenti që u publikua për Helidon Bendon u shoqërua me një mesazh paralajmërues:
“Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,”- shkruhet në mesazh. a.b












