Një kullë me 58 kate është planifikuar të ndërtohet tek Rruga e Kavajës, aty ku sot është Volkswageni.
Ndërtuesi do të jetë Agron Papuli, një biznesmen të cilin opozita e cilëson mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, raporton mcn tv.
Gjatë verës KKT mbajti dy mbledhje të fshehta për miratimin e lejeve për 12 kulla të reja në Tiranë, një pjesë e të cilave në zonën më të dendur të saj, në ish Bllok.
Donwtown One, kulla 40 katëshe aktualisht është ndërtesa më e lartë në Tiranë dhe Shqipëri. Tashmë kulla më e lartë do të jetë 58-katëshi tek Rruga e Kavajës. a.b












