• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manastirliu deklaron për një mjekim të ri: Nga 1 Nëntori do të kryhet vaksina HPV

droni by droni
22 October, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Manastirliu deklaron për një mjekim të ri: Nga 1 Nëntori do të kryhet vaksina HPV
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, është organizuar “Pink-Talk”, një aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu, grave që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, mjekëve, ekspertëve të fushave të ndryshme. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se duke fillur nga data 1 nëntor në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet kryera e vaksinës HPV.

“Unë jam e gëzuar të them se duke filluar nga data 1 nëntor, ne në Shqipëri, për të parën herë përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit vaksinën kundër humanpapillomavirusit. Kemi punuar gjatë për të arritur këtu dhe fakti që një vaksinë kaq efektive është dhe ne tashmë kemi mundësi që vajzat tona ti vaksinojmë dhe të garantojmë që deri në 100%, që nuk do t’i prekë kanceri i qafës së mitrës, është një fitore, fitore padyshim e shkencës, por është një fitore e cila ne sjellim në këtë betejë të përditshme kundër sëmundjes dhe pikërisht kundër tumorit të qafës së mitrës”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ministrja Manastirliu tha se falë investimeve në spitalet rajonale por edhe mamografive të lëvizshme, kemi arritur që 20 mijë gra në vit të kryejnë mamografinë falas.
“Me investimet në mamografitë afër vendbanimit, kemi arritur që sot të kryejnë mamografinë rreth 20 mijë gra/vit. Do të mundësojmë gjithashtu në kohë reale që nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm të kemi mundësi që të ecim më shpejt në raport me depistimin e hershëm të grave në grupmoshat +50 vjeç në zonat e thella dhe ato rurale të thella, për të mundësuar që targeti që kemi vendosur në Programin tonë Kombëtar të Depistimit të Hershëm të Kancerit të Gjirit ku synojmë që rreth 50 mijë gra në vit të bëjnë mamografinë, të jetë një objektiv i arritshëm”, tha Manastirliu.
Duke folur për shtirjen e shërbimit në spitalet rajonale, Manastirliu tha: “Ne për këtë vit synojmë që Njësitë e Kemiterapisë t’i shtrijmë në dy spitale. Tashmë e kemi hapur Njësinë e Kemiterapisë së re në Spitalin e Beratit. Brenda këtij viti hapet dhe në Spitalin e Korçës ku është angazhuar dhe mjekja onkologe nëpërmjet sistemit të bonusit për të ofruar shërbim në këtë spital. Na duhet që në organizimin territoriar të planifikimit spitalor të vendosim dhe objektiva strategjikë në raport me shërbimin mbi bazë rajonesh. Spitali Onkologjik bën një punë të lavdërueshme edhe me ngarkesë të plotë. Sigurisht tani ka ardhur koha që këtë dije ta transferojë në spitalet rajonale. Dhe synimi është që modeli i mirë i krijuar në spitalin Onkologjik përsa i përket dhe trajtimit të shërbimit të integruar psiko-social të zhvillohet dhe të organizohet dhe në territor, edhe në spitalet rajonale”.
Duke folur për listën e barnave të rimbursueshme, Manastirliu bëri me dije se buxheti i vitit 2023 do të ketë një rritje përsa u përket barnave falas për sëmundjet kronike dhe ato tumoriale.
“Ne kemi një fond të rimbursimit të barnave i cili planifikohet që edhe për vitin 2023 të rritet duke shkuar në vlerën 11.4 miliard lekë ose 114 milionë euro për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke filluar nga tumoret, tek sëmundjet kardiovaskulare, tek diabeti, tek hipertensioni, tek sëmundjet neurodegjenerative dhe të gjitha si paketë e plotë. Janë më shumë se 410 mijë qytetarë të cilët trajtohen nëpërmjet terapive të mjekimit për sëmundjet kronike nëpërmjet kësaj skeme. Dhe për vitin që vjen rritet mbulimi pikërisht për të synuar jo vetëm aksesin në terapi mjekimi por edhe për të përfshirë terapi inovatore në trajtimin e sëmundjeve kronike, sëmundjeve jo të transmetueshme”, tha Manastirliu. a.b

Previous Post

Do furnizonin 140 përdorues të së bardhës e jeshiles, arrestohen në Vlorë

Next Post

Projektbuxheti/ 34 milion euro për dy vitet e ardhshme Inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston

droni

droni

Next Post
Projektbuxheti/ 34 milion euro për dy vitet e ardhshme Inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston

Projektbuxheti/ 34 milion euro për dy vitet e ardhshme Inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.