• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ligji, gjueti shtrigash ndaj Ilir Metës. Rama të shkonte në gjykatë”

droni by droni
21 October, 2022
in Kryesore, Politika
0
Ilir Meta fjalor të ashpër ndaj Edi Ramës: Do të duket Erioni i Kolonjës gjigand!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se hapja e debatit për dosjet është gjah shtrigash kundër Ilir Metës.

Argumenti:

Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme.
Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë.
Kështu që ne, kemi dorëzuar këtë ligj me disa ndryshime.
Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri.
Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë. Ato atakohen në gjykatë.
Se nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta, ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronën, për pasuritë private, për aktivitetet private. Nuk ka shtet në botë që bën diçka të tillë, përveç juntave.

Berisha: Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Rama e ka alibi

Në fjalën e tij mbrëmë Edi Rama, nxori thelbin e çështjes. Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion.
Ai përdori një amendament si alibi, por në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin.
Ka tri praktika, një praktikë është hapja e dosjeve dhe secili shkon dhe njihet me dosjen e tij, praktikë gjermane kjo. Ekziston sot në Shqipëri me disa modifikime.
Ekziston një praktikë e dytë, e para nuk ka dekomunistizim, ka një praktikë tjetër, e cila është aplikuar në shumicën e vendeve ish-komuniste, që quhet praktika e lustracionit. Kjo praktikë, të cilën Edi Rama e nxori se ishte armik i saj dhe kategorikisht kundër saj, kërkon që e tërë nomenklatura, e tërë policia sekrete, me oficerë dhe bashkëpunëtorë të të gjitha niveleve, dhe përveç kësaj, nomenklatura komuniste humbet të drejtën sipas këtij ligji, për t’u zgjedhur në forumet drejtuese apo për të marrë poste drejtuese. Kjo është praktika e lustracionit, e cila për herë të parë në vendet ish-komunist është zbatuar nga Vaclav Havel, një njeri i respektuar. Se Edi Rama tha se është praktikë antieuropiane. Havel ka qenë dhe mbetet një promotor i evropeizmit të vendeve ish-komuniste.
Kjo praktikë u adoptua pas Çekosllovakisë nga Shqipëria në vitin 1996. Në këtë praktikë, përveç lustracionit, ekziston një nen në këtë ligj, që u njeh të drejtën qytetarëve të njihen me dosjen dhe persektorët e tyre.
Tani, unë kam këtu ligjin e vitit 2008. Ndiqeni pak nenin 26 të këtij ligji. E drejta për t’u njohur me dosjen personale. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimit të ligjit. Asnjë kufizim pra. Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me ligj te autoriteti shtetëror. Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij.
Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij.
Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.

Berisha: Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye

Unë mendoj se deputetët që votuan, kanë bërë një gabim sepse deputetët që votuan, përpara duhet të njiheshin me tekstin e ligjit që është dorëzuar në parlament.
Gjykoj se ky tekst përbënte bazën më serioze, më të domosdoshme dhe më të mbështetur nga shoqëria shqiptare, më të konsultuar me të përndjekurit politikë.
Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye. Me ligjin e vitit 2008, dosjet kanë qenë të hapura pa kufizim për çdo individ. r.k

Previous Post

“Qesen ia kanë vendosur në stomak”

Next Post

Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD

droni

droni

Next Post
Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD

Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.