Policët që morën pjesë në arrestimin e Lear Kurtit janë pezulluar nga detyra, deklaroi sonte në syri tv, Met Rrumbullaku, drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
“Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigjia ime është e thjeshtë dhe e qartë.
Është një rast fatkeq.
Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar.
Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore.
Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit.
Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. m.k












