• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Ndërtimi dhe konfeksionet, tregu më i rëndësishëm i punës në rajonin e Korçës

admin by admin
15 August, 2016
in Kronika
0
INTERVISTA/ Ndërtimi dhe konfeksionet, tregu më i rëndësishëm i punës në rajonin e Korçës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Florenc Tabaku, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Punësimit, Korçë

Drejtoria rajonale e Punësimit në Korçë po bën të gjitha përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë punëkërkuesve të papunë. Gjatë këtij viti u aftësuan sipas kërkesave të tregut një numër i madh punëkërkuesish. Formimi profesional i tyre u realizua nëpërmjet projekteve të ndryshme institucionale. Për rrjedhojë, deri më tani punësimi ka qenë i kënaqshëm. E ardhmja parashikon më shumë mundësi. Mbi punën e kryer flet Florenc Tabaku, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Punësimit.
Për rajonin e Korçës, ndërtimi dhe konfeksionet vijojnë të mbeten tregjet me të rëndësishme të punës. Në këta sektorë gjendet numri më i madh i të punësuarve.
Pas tyre vijë sektorë të tjerë, si: bujqësia, pyjet dhe peshkimi, përpunimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit, prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri, i letrës dhe i produkteve prej letrës dhe shtypshkrimet, industria përpunuese, tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, akomodim dhe shërbimi ushqimor, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale etj.
Këta sektorë ofrojnë një numër të caktuar vendesh te lira pune, ndërsa ndërtimi dhe konfeksionet vijojnë të mbeten mundësi reale punësimi për punëkërkuesit e papunë.
“Edhe një vend punë është i rëndësishëm, ndihmohet një familje, ndaj përkushtimi ynë është i madh”, na thotë Florenca Tabaku.

Zoti Tabaku, me qenë se ndërtimi dhe konfeksionet janë tregjet më të rëndësishëm të punësimit, çfarë është bërë konkretisht në këtë drejtim?
Po, ndërtimi dhe konfeksionet përbëjnë tregun e madh të punës, por përballë këtij realiteti ne gjetëm një disproporcion mes vendeve të lira të punës të ofruara nga punëdhënësit dhe numrit të pamjaftueshëm të punonjësve të kualifikuar. Për këtë arsye nga ana jonë u ofrua ndihmë për qendrat e formimit profesional dhe kualifikimin e punonjësve në qendrat e punës. Cila ishte ndihma jonë?  Punëkërkuesit e papunë u mbështeten nga zyra e Punës me pagesën e gjysmës së pagës minimale për aq kohë sa zgjati projekti. Më konkretisht, për konfeksionet 5 muaj. Kjo do të thotë se punëkërkuesit e papunë trajtohen si nxënës, të cilët përgatiten nga një personel i përzgjedhur nga vetë punëdhënësit, të cilët kishin nevojë për rrobaqepës. Kurse për sektorin e ndërtimit kursi zgjati rreth 6 muaj. Në këtë rast subjekti financohej nga 50 deri 70% të kostos, në varësi të sektorit përkatës, e miratuar kjo nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Çfarë ndihme keni ofruar për punëkërkuesit e papunë të cilët janë të vështirë për t’u integruar në tregun e punës?
Për këtë kategori punëkërkuesish u hartua një program i posaçëm për punësimin me afat një vjeçar, ku përfshihet kategoria e punëkërkuesve që kanë vështirësi për t’u integruar në tregun e punës. Të tillë janë personat e skemës së ndihmës ekonomike, të pagesës së punësimit, punëkërkuesit afatgjatë, që janë mbi një vit të regjistruar në zyrën e Punësimit dhe që kanë vështirësi për të hyrë në tregun e punës, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian. Në këtë rast zyra e Punës lidh kontratë me subjektin që do t’i punësojë për një periudhë një vjeçare. Zyra e Punësimit financon 100% të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe katër paga minimale për punëkërkuesit e papunë, të cilët subjekti i ka të punësuar në aktivitetin e tij.

A keni pasur projekte për studentët me qëllim përshpejtimin e punësimit të tyre?
Sigurisht që po. Projekti në fjalë mundësoi kryerjen e praktikave profesionale të studentëve që kishin përfunduar studimet 24 muajt e fundit. Këto projekte u realizuam në bashkëpunim me institucionet shtetërore; me bashkinë e Korçës, të Maliqit, me Spitalin, me  zyrat arsimore etj. Në këtë rast projekti u erdhi në ndihmë studentëve si një mundësi më shumë në marrjen e përvojës së punës, gjë që u lehtëson hyrjen në tregun e punës. Projekte të veçanta kemi pasur edhe për punësimin e të rinjve, të vajzave dhe grave. Që të gjitha këto zgjeruan rrethin e të punësuarve nga radhët e punëkërkuesve të papunë.
Risi e këtij viti ishte panairi rajonal i punës ku u ftua biznesi në nivel rajonal, ku morën pjesë një numër i madh biznesesh të rëndësishme. Në këtë panair u prezantuan vendet e lira të punës në lidhje me parashikimet që kanë vetë bizneset për të ardhmen. Ndërkaq mund të them se për nxitjen e punësimit Bashkia e Korçës ka qenë inisiatorja e bashkëpunimit me Qendrën e Formimit Profesional dhe Zyrën Rajonale të Punësimit, gjë që ka dhënë frytet e veta.


korce, zyra e punes
Ambientet e zyrës së Punësimit, Korçë

Bisedoi, Vepror Hasani

Previous Post

Nëna e vëllai i 27-vjeçares së vrarë: E dinim lidhjen e Jonidës

Next Post

Nis rrjedhja në Kombëtaren Shqiptare, i thërret Kosova

admin

admin

Next Post
Nis rrjedhja në Kombëtaren Shqiptare, i thërret Kosova

Nis rrjedhja në Kombëtaren Shqiptare, i thërret Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.