Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë ditën e djeshme pranë nkë stacioni metroje në Londër ndërsa një tjetër ishte plagosur rëndë.
Personi i vrarë rreth orës 23:00 të së dielës është identifikuar si L. Zeqja, një 27-vjeçar nga Barking.
Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime, ku ka shkuar në vendngjarje në Church Lane, shkruajnë mediat lokale.
Zeqja u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet aktualisht.
Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. r.j











