Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës gjatë kontrolleve të kryera kanë bërë të mundur gjetjen e nuses 18-vjeçare K. S., banuese në Durrës.
Sipas policisë, K. S., ishte larguar nga banesa më datë 26. 08. 2015. Një ditë më pas, ka bërë kallëzim për largimin e saj bashkëshorti, shtetasi E. A. 24 vjeç.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.











