• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Front të gjerë të kauzave të shtypura dhe referendumet si mekanizëm shpëtimtar për vendin

droni by droni
11 October, 2022
in Kryesore, Politika
0
Berisha: Front të gjerë të kauzave të shtypura dhe referendumet si mekanizëm shpëtimtar për vendin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Primaret, zgjedhjet vendore, reforma territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate joparlamentare disktuan në selinë e PD gjatë takimit me kryetarin Sali Berisha.

Nevoja për të sjellë frymën e bashkimit, me qëllimin e organizimit të protestave kudo në Shqipëri ishte sipas tyre mekanizmi i rëndësishëm për të ngitur frymën e fitores.

Në lidhje me Reformën territoriale gjatë takimit u tha se opozita duhet të bëjë maksimumin e saj për ndryshime sepse  reforma e kaluar ishte e dështuar.

“Shqiptarët po presin protesta. Ose do të dalin të protestojnë në bulevarde ose do ikin në malet e Francës. Shqiptarët mezi po presin protesta edhe për faktin e ccmimeve, taksave, padrejtësive e vjedhjeve që u janë bërë”, ishte mesazhi i përfaqësuesve të partive aleate.

Kryetari i PD Sali Berisha garantoi rikthimin e votës nëpërmjet primareve si e vetmja rrugë e së ardhmes së një kombi. “Ky është problem themelor i lirisë”, u shpreh Berisha.

“Po bëj gjithçka dhe do të bëj gjithçka për primaret, vetëm për shkak të rikthimit të votës në shoqëri. Për ta kthyer votën mes nesh. As ne, asnjë komb, pa votë nuk ka të ardhme. Rama na e mori votën, na e plaçkiti para syve tanë, na vuri patronazhistët para syve tanë, na vrau para syve tanë, na i bëri të gjitha. Ne duhej të ishim në rrugë dhe vetëm në rrugë. Dhe kjo për mua është akti më i rëndë i yni si opozitë. Kjo sepse në një farë mënyre edhe në këtë forcë politike, vota humbi peshën e saj, filloi manipulimi i saj, humbi shenjtërinë e saj. Po, në një farë mënyre disa nga fenomenet më negative të shkatërrimtarit të votës, filluan të infektojnë edhe PD-në dhe votën brenda saj. Kjo ishte një dramë e madhe për vendin. Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot, jemi përpjekur me gjithë fuqinë të rikthejmë votën brenda nesh, sepse vota po ikën nga Shqipëria.
Edi Rama e ndaloi votën në PS, por një parti që ndalon votën brenda mund të jetë terroriste, fashiste, staliniste mund të jetë çdo lloj, por vetëm demokratike nuk është. Edi Rama ka ndaluar votën. Këta njerëz të cilët pranojnë të funksionojnë pa votë brenda, këta janë të frikshëm, sepse janë të aftë të zbatojnë çdo urdhër, nuk kanë normë. Mund të bëjnë tortura, si në kohën e Enver Hoxhës”.

Berisha tha se Rama nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhe mbështetjen më të madhe e ka nga SOROS, sepse Edi Rama është një nga të preferuarit e tij.

“Jam absolutisht me ju që ky zgjedhje të lira nuk bën kurrë. Ky për karrigen e tij është i aftë të bëjë gjithçka.
Përveç kësaj, të themi të vërtetën mbështetja e Sorosit është jashtëzakonisht e çmuar për të. Për fat të keq nuk është realizuar se çfarë armiku i egër është Soros për forcat e qendrës së djathtë dhe konservatore. Në histori kush kurrë nuk ka shpenzuar 18 miliardë euro në Europë për të mbështetur këto forca siç ka shpenzuar Soros. 18 miliardë dhe të themi të vërtetën, Edi Rama për një arsye apo për një tjetër është një nga më të preferuarit e tij. Ne do të qëndrojmë sepse ne nuk mund të dorëzohemi, as të kapitullojmë para kësaj situate, por të punojmë  me çdo shqiptar për të ndërgjegjësuar rrezikun e madh që na vjen nga ekstremi i majtë që mbështet nga Sorosi, dhe Edi Rama i cili zbaton ato politika.

Berisha garantoi krijimin e një fronti të gjerë përballë kauzave të shtypura dhe të dhunuara dhe si zgjidhje kryetari i PD konsideron referendumet si mekanizëm shpëtimtar për vendin.

“Konsideroj shumë të rëndësishme, një bashkërendim të plotë të të gjitha përpjekjeve tona në çdo aspekt.
Në përzgjedhjen e kandidatëve. Në përpjekjet për një proces zgjedhor integral. Në përpjekje për të hapur rrugën për referendume. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të hapur rrugën e referendumeve. Duhet të bëjmë një kauzë shumë të madhe bashkërisht. Keni shumë të drejtë për reformën territoriale, por kjo është një gjë në letër sepse Edi Rama nuk pranon asnjë. Edi Rama kishte bërë një pazar me Lulzim Bashën, më voto vettingun se po të shtoj 4-6 bashki. Dhe tani që Basha nuk ka asgjë në dorë, ju garantoj se nuk e lëviz numrin e bashkive. Nuk e lëviz dhe e vërteta është se janë disa ndryshime të thella që ne duhet të synojmë për t’i hapur rrugën referendumit, bashkërisht. Me referendume ne mund të sjellim ato reforma që janë shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe vështirësitë janë shumë të mëdha”.

Berisha shprehu bindjen se protestat janë jetike dhe si të tilla janë në rendin e ditës  dhe do të përshpejtohen bashkërisht. r.p

Previous Post

EMRAT/ Mbyllen hetimet për grupin prej 17 personash që trafikuan kanabis, çfarë kërkon SPAK

Next Post

Tirana i kërkon Rusisë dhe Britanisë mbylljen e faqeve ‘të sekreteve të Shqipërisë”

droni

droni

Next Post
DOSJA/ Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve, Hysni Roci plotësonte, Pjerin Xhuvani firmoste recetat e falsifikuara

Tirana i kërkon Rusisë dhe Britanisë mbylljen e faqeve ‘të sekreteve të Shqipërisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.