Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën BMW-në të ish-deputetit e biznesmenit Mark Frroku.
Ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi i cili është arrestuar si pjesë të operacionit të koduar “Bulevardi”.
Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës, dhe jo në trupin e Prendit, ai ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.
Policia kriminale ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.r.k











