Prokuroria e Tiranës u tërhoq sot nga procedimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Prokuroria bëri të ditur se duke nisur nga kallëzimi i Metës, por edhe bazën ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, nuk ekzistojnë rrethanat e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale.
Pasi bëri kallëzimin, Meta sqaroi se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ish-presidenti është politikani i lartë me inicialet I.M që prentendohet se figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.













