Një i ri u gjet sot pa jetë në ujërat e liqenit të Farkës. Ai është 30 vjeç dhe nuk shenja dhune.
“Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b











