PD ka publikuat detaje në lidhje me takimin e kreut të PD, Sali Berisha me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish – Presidentin, Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës, njofton zyra e shtypit e PD.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë. a.b












