Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takoi sot kryetarin e PD, Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Meta shoqërohej nga deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Pas përfundimit të takimit Berisha ka shoqeruar Meten deri tek dera kryesore e selisë blu.
Besohet se gjatë takimit eshte diskutuar rreth koalicionit te ardhshem mes PD dhe PL per zgjedhjet e vendore.
Kjo është hera e parë që Ilir Meta hyn në selinë e PD. a.b











