Është pezulluar nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti si edhe edhe shefi i Postës policore në Farkë, Flamur Sula.
Të dy u pezulluan për shkak të ndërtimeve pa leje konkretisht pallatit 8 katësh në zonën e liqenit të Thatë në pronësi të biznesmenit Julian Morina.
Po ashtu janë pezulluar edhe nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.
Pezullimi i 4 efektivëve është bërë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. a.b












