Nënshkruhet një memorandum Bashkepunimi midis FSHB dhe RTSH mes Presidentit të Federatës, Avni Ponari dhe Thoma Gellcit, Drejtor i Pergjithshem i RTSH. Kryefjala e Memorandumit eshte vemendja e vecante, ne transmetimet e aktiviteteve basketbollistike kombetare dhe nderkombetare.
RTSH ,do te jete partneri I pare dhe historik, qe garanton transmetim dhe promovim intensiv te ndeshjeve të skaudrave të basketbollit dhe sidomos kombëtares së basketbolit.
“Qofte kjo firmosje, sipari I nje larmie marreveshjes mediatike me te cilat mund te sigurojme nje jehone te bujshme basketbollistike, ne vend”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit lidhur me nënshkrimin e memorandumit.











