Matteo Salvini, një nga liderët kryesor të koalicionit të qendrës së djathtë, ka reaguar pas shpalljes së exit polleve që e shpallin kolaicionin e djathtë fitues të zgjedhjeve të përgjithshme në Itali
Përmes një postimi në Twitter, Salvini falenderon mbështetësit dhe thekson se avantazhi është i qartë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.
“Qendra e djathtë në avantazh të qartë si në Dhomë ashtu edhe në Senat! Do të jetë një natë e gjatë, por tashmë dua të them FALEMINDERIT”, shkruan Salvini.
Kreu i “Legës” mbërriti rreth orës 23:00 në selinë e partisë në Milano në via Bellerio për të ndjekur rezultatet elektorale. Me të ishin edhe senatorët Edoardo Rixi dhe Massimiliano Romeo. a.b










