Kreu i PD, Sali Berisha ka replikuat sot në Parlament me Belinda Ballukun.
Ai e pyeti ministren Balluku se çfarë lidhje ka largimi i Nanos me vetë atë.
Tri pyetjet e Berishës:
Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:
A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?
Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.
Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister.












