Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë në Kavajë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj.
Janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit:
– A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim;
– A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti). r.k












