Tre automjete u aksidentuar sot në Qafë-Kashar në dalje të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme për shkak të trafikut të rënduar. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.
Aksidenti ka sjellë edhe bllokim të qarkullimit në këtë rrugë.












