Gjykata e Posaçme dënoi me nga 1 vit e 9 muaj burg avokatin Lavdosh Shehu dhe shtetasin Hamza Tola.
Me gjykim të shkurtuar ata u dënuan me 1 vit e 2 muaj burg.
Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Avokati Lavdosh Shehu u ka premtuar familjarëve të shtetasit F.H se do të arrinte të transferonte këtë të fundit nga shteti italian për të vuajtur dënimin në këtu në Shqipëri. Shehu u ka kërkuar familjarëve të tij 12 mijë euro duke i siguruara se mund ta realizonte këtë përmes ndikimit të tij në funksionarët e ministrisë së Drejtësisë. a.b











