Një person u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në Korçë. Policia po kërkon autorin ndërsa i plagosuri, një burrë 53 vjeç ndodhet në spital.
Detajet:
Rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi Romeo Berberi, rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.k











