Rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S.
Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.












