Kryeministri Edi Rama tha sot se policia është duke punuar për një përgjigje në lidhje me fatin e Ervis Martinajt.
”Policia ka nevojë për hetime. Me sa di unë shumë shpejt do të ketë një përgjigje përfundimtare mbështetur në fakte”, tha Rama.
Hera e fundit që u pa Ervis Martinaj ishte më 9 gusht në shoqërinë e një oficeri të reparteve elitë të policisë që aktualisht është i arrestuar. a.b












