Një turist serb humbi jetën sot në Himarë në mënyrë të papritur, sapo kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak”, njoftoi policia e Himarës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b












