Ka nisur protesta e PL për inceneratorin e Tiranës para portës së tij.
Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur para Inceneratorit të Tiranës në protestën e thirrur pasditen e sotme.
Meta u shpreh se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe për t’i thënë SPAK-ut që të ndalë drejtësinë me regji.
“Unë sapo kam ardhur. Çdo qytetar që ka ardhur është një zë i fuqishëm për t’i thënë SPAK-ut dhe të gjithëve boll më me drejtësi me regji.
Boll burgosët fukarejnjtë pse nuk paguajnë faturat e dritave. Ja ku e keni monumentin e korrupsionit”, tha Meta.
Sekretarja e PL për korrupsionin, Briseida Shehaj kërkoi nga SPAK të hetonte korrupsionin e qeverisë dhe Erion Veliajt psi cdo ditë është vonë. Ajo tha se duhej një përgjigje ligjore ndryshe do të ketë përgjigje nga njerëzit. m.k











