Departamenti i Shtetit i SHBA ka dënuar sulmin e fundit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, deklaroi Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price
Hakerat bllokuan për dy ditë sistemin TIMS të Shqipërisë. a.b











