Policia fsheh rastet e viktimave në biznese të ndryshme. 3 ditë më parë policia lajmëroi se një punëtor ra nga skela në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Por në njoftimin e saj policia u kujdes të mos bënte publik emrin e biznesit dhe atë të punëtorit duke u shprehur se aksidenti ndodhi “në afërsi të mbikalimit të Rinasit”.
”I ndjeri ka qenë duke punuar në ambientet e ‘Auto Star Albania’, kompanisë që ka në koncesion shitjen e makinave Mercedez Benz në Shqipëri, në pronësi të grupit Kastrati”, raportin MCN.
Edhe pak javë mënparë një aksident me vdekje ndodhi gjatë punimeve në një resort në Gjirin e Lalëzit.
Policia e Durrësit këtë rast e fshehu fare. Ajo nuk dha as aksident, as dërgim në spital etj. Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. r.k











