Një grua humbi jetë sot pasi rrëshqiti nga një lartësi.
”Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia e Gjirokastrës.
Pak ditë më parë një tjetër person ra nga lartësia në Gjirokastër. Ai ishte një turist grek. a.b












