Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, njoftoi policia e Sarandës.
Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k











