Një drejtues mjeti humbi jetën këtë mëngjes pasi kamioni që drejtonte është përplasur me ndarësen e rrugës, në autostradë, afër qendrës tregtare TEG.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00 të së mërkurës, raporton gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati. Kamioni transportonte viça dhe lopë.
Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për rrethanat e ngjarjes. a.b












