Humb kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie duke shkaktuar vdekje.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në Tiranë, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital, njofton policia. r.k
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.











