Arsen Muskurtit, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, i cili ekzekutoi këtë pasdite me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti po lëvizte me gruan dhe një nga fëmijët kur u kap nga policia.
Ai u arrestua në rrugën 5 Maji në kryeqytet ndërsa tha se kishte hedhur armën.
Arseni është baba i 7 fëmijëve ndërsa ka pranuar krimin e rëndë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla” brenda një agjensie turistike e cila menaxhohej nga dy viktimat dhe besohet se ishte shkak për nisjen e konflikteve mes dy vëllezërve. Ata kanë qenë në një proces gjyqësor në lidhje me biznesin, çka solli dhe tragjedinë e ditës së sotme. m.k











