Qeveria e Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve.
”Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, deklaron Kryeministri Edi Rama.
Marrëveshja e arritur sot është në fakt kthimi i Serbisë të respektimi i një marrëveshjeje të vendosur vite më parë dhe që Serbia nuk e respektoi. m.k












