Një 19 vjeçar, Elton Kondaj u qëllua me thikë këtë mbrëmje në Vlorë në një nga rrugët kryesore të qytetit.
”Rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi Elton Kondaj 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











