Në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë është konstatuar në gjendje të rëndë një vajzë.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. Trungu, 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç”, njofton policia.
Trungu, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k












