Një fëmi 2 vjeç humbi jetën sot nga plagët që mori pasi u godit nga një bombul oksigjeni në rrethana ende të paqarta.
“Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën”, deklaroi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











