Kryeministri Edi Rama është fajësuar sot pas incidentit të rëndë në Gramsh me 3 spiunë të dyshuar rusë se mbajti regjimin liberal të vizave me rusët.
Ish ministri Genc Pollo e vë theksin tek paralajmërimi i Zelenskit dhe kërkesa e tij për ndalimin e vizave për rusët.
“Vizat turistike për shtetasit rusë duhet të ndërpriten menjëherë (pa cënuar vizat humanitare). Deri kur Ukraina të zmbrapsë agresionin e Putinit.
Me sulmin në uzinën e Gramshit kjo tashti është bërë e qartë edhe për ata që nuk deshën të shohin problemin.
Presidenti Zelenski e kërkoi këtë në maj kur foli para Kuvendit të Republikës.
Opozita e përkrahu kërkesën; Rama fatkeqsisht e injoroi atë”, komenton Genc Pollo.












