Në Prishtinë është hapur një ekspozitë për 144 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku në Serbi.
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë ekspozuar 144 fotografi nga historia e popullit shqiptar gjatë viteve 1877-1878.
Kryetari i kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve të Muhaxhirë Mbarëkombëtarë, Asllan Qyqalla tregon për KosovaPress se për të arritur deri këtu kanë kaluar nëpër disa sfida, ku njëra ndër to ishte grumbullimi i fakteve.
Sipas Qyqallës fotoekspozita ka zgjuar kureshtjen e të huajve dhe të diasporës, por që, siç thotë ai nuk mori vëmendjen e duhur institucionale.
Ai bën thirrje për hapjen e një zyre në institucionet qeveritare për ruajtjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pasi siç thotë ai edhe sot ka muhaxhirë. top channel











