Një shqiptar mbeti pa jetë pasi u qëllua me armë zjarri këtë mbtëmje në një qytet të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur.













