• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

THE GUARDIAN/ 1.6 miliardë euro kriminale po pastrohen nga ndërtimet në Tiranë. Media e huaj përbuz kullat në qendër dhe tallet me idetë e Ramës

droni by droni
15 August, 2022
in Ekonomia, Kryesore
0
THE GUARDIAN/ 1.6 miliardë euro kriminale po pastrohen nga ndërtimet në Tiranë. Media e huaj përbuz kullat në qendër dhe tallet me idetë e Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një metaforë banale. Kështu e quan kullën-Skënderbe në Tiranë, OIiver Wainwright që shkruan në gazetën “The Guardian”. Pak rëndësi ka ky vlerësim, patjetër që tutori i kullave të Tiranës, Edi Rama, do dalë e do thotë se ai është një xhevahir, se përkundruall monumentit tanimë të vjetëruar është një kokë e madhe e Skënderbeut, brenda të cilit banojnë shqiptarët që mund të ndërzehen për brezin e ardhshëm nën frymëmarrjen simbolike të heroit kombëtar. Punë opinionesh, sepse edhe zhvillimi erdhi në pikën që imponohet me teka dhe vegime personale, pa llogaritur paratë.

Dhe në fakt te këto të fundit ia vlen të shihet shkrimi. Studio që e ndërton, hollandezja, MVRDV akuzohet se ka ndërtuar një shëmti në Londër, Marble Arch Mound, ka kaluar në Ballkan, ku sipas autorit ka rezervuar metaforat e veta. Jo për të dhuruar ndonjë gjë kushedi çfarë, por më saktë për të fituar duke hedhur pasqyrat e radhës për indigjenët.

Ata duket se i kanë ruajtur metaforat më banale për Ballkanin duke supozuar ndoshta se më pak nga klientët e tyre apo kritikët do të shohin nga afër ndërtesat në fjalë

shkruan autori.

Që vë në dukje se me të njëjtin mesazh studio ka ndërtuar edhe Downtown One, kulla me hartën e Shqipërisë si reliev, që shihet si një ndërtesë që po pëson erozion të parakohshëm. Hollandezët pas firmës kanë sens ironie kur një prej tyre, Winy Maas thotë se:

Këto kohë qytetet në botë po ngjajnë me njëri-tjetrin. Përherë i inkurajoj t’i rezistojnë kësaj, të gjejnë karakterin individual dhe ta theksojnë atë. Tirana ka mundësinë e një kanavaci të bardhë për struktura me densitet të lartë. Mund të jetë progresive në këtë sens…

duke na dhënë të kuptojmë sesi “një filozofi” bashkohet me një babëzi për të prodhuar këtë që jetojmë. Në një leksion të vitit 2018, Maas, ka mbrojtur simbolikën nacionaliste me lehtësinë e matrapazit.

Kisha një bisedë më disa politikanë europianë për këtë. Është nacionalizmi i keq apo i mirë? Por Shqipëria ka nevojë për të, të tregojë se është seksi dhe se është e lezetshme

citohet ai.

Kështu sesi duket qyteti ku jetojmë ne dhe çfarë simbolesh duhet të prezantojë e di dikush në Hollandë që ka gjetur dorën e gatshme në Tiranë e padyshim edhe trurin si kanavacë të bardhë për të luajtur me trillet e veta. Dhe për të bërë para, ndoshta shumë. Pa pyetur se nga vijnë paratë që paguajnë për këto arena cirku si zonë urbane. 510 dollarë për m2 kostoja në shtijen me 3000-4000 dollarë/m2.

Ndonëse MVRDV pretendon se kryen kontrolle për klientët e vet në përputhje me ligjet hollandeze. Është e njëjta studio që projektoi qendrën tregtare “Toptani” në vitin 2005 e ndërtuar më pas nga të tjerë.

Studio ka patur disa projekte të parealizuara mes të cilave një bllok apartamentesh anës liqenit që në vitin 2008, mesa duket ndërtuar tashmë nga Bashkim Ulaj.  Një resort alla James Bond në bregdet për një rus të pasur në një kodër artificiale. Ndërkohë që siç thotë gazeta, studio fitoi të drejtën e shndërrimit të Piramidës në një qendër të teknologjisë së informacionit pa garë. Po kulla – Skëndërbe si na doli në dritë? Maas shpjegon se pas gjithë këtyre punëve:

Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi

Kjo është historia e kullave dhe Tiranës që po merr formën kaotike të sistemit nervor të një njeriu të vetëm me “vizionin e kullave bosh”, ndërkohë që duhet vënë në dukje se krime të tilla urbanisitike me kosto afatgjata, zbulojnë krimin e qarkullimit të parave të pista. Është lajm i mirë që gazeta vë në dukje një faull të tillë në një qytet që Europës nuk i thotë asgjë veç krimit, sepse Stuart Pearce në Londër dhe ky ambasadori britanik në Tiranë, kanë rastin të gjejnë materiale për të pasuruar listën e non gratave dhe t’i japin fund pandëshkueshmërisë, tani që me shqiptarët kanë gjetur terezinë të merren të gjithë në Angli, por duke u përqendruar te kalimet e La Manshit. Në fakt kur thonë Mafia Shqiptare, është e udhës që atë ta kërkojnë në Tiranë, jo në Londër apo Milano. Sepse ne shohim sesi miliona euro çlirohen sepse “befas Edi Thotë”. /Përgaditur nga Respublica

Previous Post

Më në fund asnjë humbje jete nga covid në fundjavë, bie vala e infektimeve të reja

Next Post

TIRANË/ E rëndë te Kodra e Diellit, makina godet këmbësorët, 3 rëndë në spital

droni

droni

Next Post
Gledia Nano telegram urgjent për strukturat, por çfarë shpjegimi presin qytetarët nga Gledis Nano

TIRANË/ E rëndë te Kodra e Diellit, makina godet këmbësorët, 3 rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.