Gjykata në SHBA ka vendosur të bëhet publik mandati i kontrollit të banesës së ish-presidentit Donald Trump në Mar A Lago, Florida, pas një debati të fortë në këtë vend lidhur me aksionin e FBI.
Gjatë kontrollit u arrit të sekuestroheshin 11 dosje me dokumente të klasifikuara, ku 4 prej tyre kishin shenjën “Top Secret”.
Mandati i kontrollit ka identifikuar 3 krime federale të mundshme, për të cilat u kërkua kontrolli i banesës.
Më i rëndi prej tyre është akuza për spiunazh. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe zotërim i paligjshëm i materialeve qeveritare.
Gjykata amerikane tha se shumë detaje të aksionit nuk mund të publikohen. m.k











