Një 12 vjeçar humbi jetën këtë mbrëmje pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij.
Ngjarja ndodhi në Dajçi të Shkodrës.
Xhaxhai dhe nipi po luanin me çiften kur kjo e fundit është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.
Fëmija ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë në çast.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e tragjedisë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme. m.k











