Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi se do jetë i pranishëm sot në protestën e qytetarëve kundër krimit horror në Himarë.
Berisha tha se demokratë do jenë në protestë si qytetarë.
Ai i bëri këto komente pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen 7-vjeçare në Himarë.
“Patjetër. Do jem në protestë si qytetar. Protesta është e qytetarëve. Demokratët do jenë në protestë si qytetarë”, deklaroi Berisha. a.b











