U përcoll për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u vra dje nga një skaf që drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë, ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre. Një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast emergjence, për shkak të situatës së rëndë.
Familja ishte kthyer në Tiranë për pushime ndërkohë që u përfshi në ngjarjen tragjike në plazhin e Potamit. r.k













