Në rrugën “Shefqet Musarai”, në Tiranë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.
Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b












